Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë vulosur edhe renditjen e kampionatit sa i përket javës së 8-të të tij. Kanë qenë rezultate të cilat ishin domethënëse për të dy skajet e renditjes.
Barazimi mes Partizanit dhe Egnatias, ka bërë që tashmë Vllaznia të krijojë një distancë prej 4 pikësh ndaj rrogozhinasve që mbajnë vendin e dytë dhe janë ndjekësit më të afërt.
Ndërkohë të kuqtë shkëputen me një tjetër pikë nga zona e rrezikshme e klasifikimit.
Atje vazhdon të mbyllë tabelën pa dritë në fund të tunelit skuadra e Flamurtarit, e cila është mundur me shifrat 3-2 nga Teuta dhe mbetet e fundit.
Ndërsa durrsakët e shohin veten si forcë të tretë të Superiores në këto momente.

Teilen: