Thursday, 23. April 2026
Sport

Dardan Berisha vendimtar në fitoren e tretë të Pejës

GS 25/10/2025 1 Min. Lesezeit

KB Peja ka shënuar fitoren e tretë radhazi në ProCredit Superligë.

Vendimtar ishte Dardan Berisha me pikët e tij në çastet e fundit.

Verdhezinjtë fituan ndaj Borës 94:96 (17:30, 32:24, 24:22, 21:20), në sfidën shumë interesante e me kthesa që u zhvillua në Mitrovicë.

Adem Mekiq ishte më i miri te Bora me 23 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te GO+ Peja, Dardan Berisha dhe Tajh Green shënuan nga 22 pikë.

Bora ka tri humbje, kurse GO+ Peja tri fitore në tri xhirot e para të elitës së basketbollit.

Teilen: