Thursday, 23. April 2026
Sport

Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon tjetër gol në fitoren e Al Nassr

GS 25/10/2025 1 Min. Lesezeit

Al Nassr e ka blinduar vendin e parë në Superligën Arabe, pas fitores në transfertë me Al Hazem.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo sërish ishte në qendrën e vëmendjes pasi shënoi një gol të bukur në triumfin 0-2.

Pas asistimit të Wesley, Ronaldo u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga afër.

Kujtojmë, ky ishte goli i 950-të në karrierë për Ronaldon, ndërsa objektivi mbetet i njëjtë, të arrijë shifrën e 1 mijë golave.

Teilen: