• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lando Norris, pole position në Meksikë me rekord të pistës, spikat dhe Ferrari

26/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lando Norris është fituesi i pole position në Çmimin e Madh të Meksikës. Piloti britanik i McLaren ishte perfekt në pistë në këto prova zyrtare teksa vendosi edhe një rekord të saj duke i fituar ato me kohën 1 minutë 15 sekonda e 586 të mijtat për të regjistuar pole positionin e tij të 5 në këtë sezon.

U paraqitën shumë mirë edhe dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc që u rendit në vendin e dytë me 262 të mijtat më shumë, me pilotin nga Montecarlo që pati meritën se luftoi deri në fund për pole position. Ndërsa Lewis Hamilton shënoi kohën e tretë më të mirë dhe do të nisë garën nga vija e dytë e nisjes ku do të ketë përkrah George Russell me Mercedes që u rendit në vendin e katërt.

Nuk mundën dot të bënin më shumë Max Verstappen dhe Andrea Kimi Antonelli që do të nisen nga vija e tretë e startit pasi u pozicionuan respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Carlos Sainz u rendit i shtati, por piloti spanjoll u penalizua me 5 pozicione  për incidentin me Kimi Antonellin gjatë Cmimit të Madh të SHBA dhe nga kjo përfiton Oscar Piastri që merr vendin e shtatë ndërkohë që ai kishte shënuan kohën e tetë më të mirë në këto prova kualifikuese.

Next Post

Real-Barça, ndeshja që vendos vendin e parë në La Liga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.