• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besa feston 100-vjetorin e themelimit, mes legjendave të klubit, Duka premton stadium të ri

26/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Besa”.

Në këtë ditë të veçantë mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili vlerësoi historinë dhe kontributin e klubit në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, zyrtarë, ish-lojtarë të klubit, personalitete të njohura, miq të futbollit dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kavajës, që do të realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kavajë.

Projekti parashikon ngritjen e një impianti modern të kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.

Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të klubit “Besa” të Kavajës, Presidenti Duka, vlerësoi historinë, traditën dhe kontributin e këtij klubi në futbollin shqiptar.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në fokus projektin e stadiumit të ri, i cili tashmë është miratuar, dhe përmirësimin e infrastrukturës për akademitë e futbollit, duke garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe komunitetin futbollistik të qytetit.

“Jam shumë i nderuar që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen sot në këtë ceremoni, por edhe për kujdesin e tij për futbollin në vend. Një falënderim shumë të veçantë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, jo vetëm për organizimin e ceremonisë, por për mbështetjen ndaj futbollit dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me stafin e FSHF për ndërtimin e projektit të ri të stadiumit Besa”, tha Armando Duka.

Next Post

Ronaldo i pangopur edhe pasi shënoi 950 gola: Dua më shumë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.