Thursday, 23. April 2026
Sport

Cristiano Ronaldo është “i pangopur”: Dua më shumë se 950 gola

GS 26/10/2025 1 Min. Lesezeit

Pasi shënoi golin e tij te 950-te ne karriere ne fitoren 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Hazmax Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ndihet i pangopur nga golat dhe sukseset.

Portugezi, si gjithmonë, nuk i vendos limite vetes.

Pas ndeshjes, ai ka shkruar një postim domethënës dhe paralajmerues në rrjetet sociale.

Legjenda e futbollit botëror po i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë dhe tani i duhen edhe 50 te tjere per te arritur kete objektiv historik.

“Kam uri për më shumë. Dua të shënoj gola të tjerë. Faleminderit për mbështetjen”, eshtë shprehur CR7.

Teilen: