Nis me një rast shumë të diskutueshë ‘El Clasico’ i parë i sezonit. Lamine Yamal (Barcelona) duket sikur ndërhyn pa kujdes (3’) dhe godet në këmbët e kundërshtarit, duke rrezikuar ndëshkimin. Cesar Soto Grado sinjalizon faullin, por këtë herë vendos të mos tregojë karton. Real Madrid fiton një penallti!
Ka pak konfuzion. Arbitri e rishikon me VAR vendimin për penalltinë në favor të Real Madridit. Gëzimi i lojtarëve të Real Madridit zgjati pak, pasi pas rishikimit me VAR, arbitri Cesar Soto Grado e anulon vendimin fillestar. NUK KA PENALLTI!
Vjen një tjetër moment që duhet të vedoset me VAR: Mbappe realizon një gol fantastik nga distanca, por në momentin e marrjes së stopit ishte në pozicion jahstë loje.