• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA Development U-15/ Trajneri Genti Mahmuti publikon listën me 20 lojtarë

27/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare U-15 ka nisur grumbullimin zyrtar në kuadër të turneut zhvillimor UEFA Development U-15, që do të zhvillohet në vendin tonë nën organizimin e Federatës së Futbollit.

Trajneri i kuqezinjve, Genti Mahmuti, ka ftuar 20 lojtarë për këtë turne.

Një pjesë e skuadrës përbëhet nga lojtarë që luajnë në kampionatin vendas dhe janë pjesë e akademisë së FSHF-së, “Elite Youth Academy”, ndërsa pjesa tjetër vjen nga klube jashtë vendit si Empoli, Wolves, Lazio, Pontedera, FC Augsburg, FC Delco, Atalanta dhe Sudtirol.

Në këtë turne marrin pjesë gjithashtu Kosova U-15, Maqedonia e Veriut U-15 dhe Armenia U-15.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë më 29 tetor, në orën 14:00.

Në të njëjtën ditë do të përballen edhe Maqedonia e Veriut me Kosovën, në orën 10:30.

Ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 31 tetor. Shqipëri – Maqedoni e Veriut është e programuar në orën 14:00, ndërsa Kosovë – Armeni në orën 10:30.

Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor.

Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00.

Image

Next Post

​Interi dëmtohet rëndë, pezullohen tre gjyqtarë pas derbit me Napolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.