Thursday, 23. April 2026
Sport

Katër ndeshje radhazi pa shënuar gol/ Juventusi në krizë të thellë, kthehet 34 vite mbrapa

GS 27/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kriza e Juventusit nuk është vetëm çështje rezultatesh, por edhe golash. Humbja 1-0 ndaj Lacios në “Olimpico” e ka thelluar edhe më shumë situatën për bardhezinjtë, të cilët nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës prej katër ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet.

Sipas të dhënave të Opta, është hera e parë që “Zonja e Vjetër” mbetet pa shënuar për katër sfida rresht që nga periudha mes shkurtit dhe marsit të vitit 1991, kur skuadra drejtohej nga Luixhi Maifredi. Një statistikë që tregon qartë mungesën e efikasitetit ofensiv dhe krizën e thellë të identitetit që po kalon ekipi i Igor Tudor.

Pavarësisht ndryshimeve taktike dhe zëvendësimeve të shumta, Juventus duket i bllokuar në ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe shpesh mungon lidhja mes repartit të mesfushës dhe sulmit. Me këtë ritëm, presioni mbi Tudor dhe skuadrën po bëhet gjithnjë e më i fortë, ndërsa kërkimi për “golin e çlirimit” është kthyer në një obsesion në kampin bardhezi.

Teilen: