Thursday, 23. April 2026
Sport

Jo vetëm me Jamalin, Vinicius u tall edhe me Pedrin: Qaraman!

GS 27/10/2025 1 Min. Lesezeit

“El Clasico” e parë e sezonit prodhoi shumë emocione dje ku në fund triumfoi Real Madridi me shifrat 2-1.

Gjatë ndeshjes pati shumë përplasje mes lojtarëve dhe një prej tyre ishte mes Viniciusit dhe Pedrit.

Në një moment, mesfushori i Barçës, i afrohet arbitrit për ti komunikuar diçka dhe menjëherë afrohet braziliani i cili i drejtohet: “Nuk është kapiteni, ai nuk e ka të drejtën të protestojë apo mund të protestoj edhe unë”? Pedri tenton ta largojë dhe Vini i kthehet: “Mos më prek, gjithmonë flet jashtë, por fol këtu, fol këtu. Qaraman”, përfundoi 25-vjeçari.

Teilen: