• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gripshi fiton ‘Këpucën e Artë’/ Sulmuesi kuqezi është goleadori më i mirë në Kazakistan

27/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Po jeton momentin e tij. Nazmi Gripshi është protagonist i një arritjeje të madhe, pasi fitoi “Këpucën e Artë” në Premier Ligën e Kazakistanit.

Sulmuesi i zbuluar së fundmi nga Silvinjo, që e ftoi në kombëtare për ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, e mbylli sezonin si shënuesi më i mirë i kampionatit kazak me 16 gola.

Kjo, në 26 ndeshje që ishte në fushë për ekipin e tij Astana, duke lënë dy gola prapa sulmuesin e Kairatit, Satpajev.

Një edicion shumë i mirë, me rritje të ndjeshme në krahasim me të kaluarin kur arriti në 6 rrjeta në 12 ndeshje të luajtura.

Jo vetëm kaq, por Gripshi ishte i dyti në renditjen e asisteve në Premier Ligë, me 7 pasime për gol, vetëm një më pak sesa fituesi Marin Tomasov, gjithashtu lojtar i skuadrës së tij, Astana, që dha 9 asiste.

29-vjeçari ishte më i miri edhe për gjuajtjet në kuadrat dhe për penalltitë e realizuara, 8.

Për fat të keq, ëndrra e madhe, ajo e fitores së titullit në Kazakistan, nuk u realizua.

Në javën e fundit të kampionatit, Astana pati nevojë për fitore në fushën e rivalit kryesor, Kairat, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.

Gripshi asistoi golin e avantazhit dhe Astana ishte virtualisht kampione, por vendasit barazuan pas pushimit.

Sulmuesi kuqezi e ka fituar titullin në Shqipëri me Skënderbeun, ndërsa në karrierë ka fituar edhe Kupën në Shqipëri, Kosovë dhe Kazakistan.

 

Next Post

Gjestet josportive në ndeshjen kundër Barcelonës mund t’i kushtojë Vinicius Jr me dënim nga Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.