Fisnik Asllani ka vazhduar duke shkëlqyer në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren e Hoffenheim 3-1 ndaj Heidenheim.
Për “dardanin” ky ishte goli i pestë në Bundesliga në 8 ndeshje të zhvilluara, teksa ka edhe një asistim.
Falë paraqitjes fantastike në fundjavë, Asllani ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesligë nga SofaScore.
Asllani mori notën 8,7, apo futbollisti i katërt më i vlerësuar në Bundesligë.



