• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LRF-ja e Prizrenit i propozon Komunës t’i bëhet një portret mural Muriqit

27/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi padyshim cilësohet si krenaria e qytetit të tij të lindjes, Prizrenit.

Golat e tij në La Liga me Mallorcan si edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, kanë bërë të gjithë të ndihen krenarë.

Për këtë kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, Mirsad Çollaku, i ka bërë një propozim të veçantë, Komunës së Prizrenit, duke kërkuar t’i bëhet një portret mural në qytet Muriqit.

“Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren me iniciativën e kryetarit z. Mirsad Çollaku, propozon Komunës së Prizrenit, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), për realizimin e një portreti mural në nder të kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ky propozim synon të vendosë një vepër artistike publike në zemër të qytetit, si simbol i krenarisë lokale dhe frymëzim për brezat e rinj. Vedat Muriqi, lindur në Prizren, është shembulli më i mirë i suksesit të arritur përmes përkushtimit, kulturës dhe punës së palodhur. Ai ka arritur majat e futbollit ndërkombëtar, duke mbajtur me dinjitet fanellën e Kosovës dhe duke përfaqësuar qytetin e tij me krenari.

Një mural për Vedatin nuk është vetëm një nder për të si individ, por një mesazh i fuqishëm për të gjithë të rinjtë tanë që ëndrrat janë të arritshme, ai është një model i jashtëzakonshëm që meriton të jetë pjesë e peizazhit kulturor të Prizrenit.

Lidhja Rajonale e Futbollit shpreson që Komuna e Prizrenit dhe DKRS ta marrin në konsideratë këtë nismë dhe të bashkëpunojnë sëbashku për të gjetur një lokacion të përshtatshëm në qendër të qytetit, ku kjo vepër të mund të realizohet dhe të lansohet në një të ardhme të afërt”, shkruhet në njoftimin e Çollakut në Facebook.

Next Post

Wenger analizon “El Clasico”-n: Më ngjante me një ndeshje mes burrave dhe djemve!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.