Wednesday, 22. April 2026
Sport

Juventusi afër emërimit të trajnerit të ri, sot takimi vendimtar

GS 28/10/2025 1 Min. Lesezeit

Sipas “Sky Sport Italia”, Luciano Spalletti është i prirur të pranojë kushtet e Juventusit për të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Igor Tudor. Palët pritet të zhvillojnë një takim vendimtar sot për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Juventusi synon t’i ofrojë Spallettit një kontratë deri në fund të sezonit 2025-26, me mundësi rinovimi automatik në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Spalletti, që më parë ka drejtuar Napolin dhe Kombëtaren e Italisë, raportohet se ka refuzuar oferta nga jashtë, përfshirë Fenerbahçen dhe disa propozime të pasura nga Katari, pasi dëshiron të rikthehet në Serie A.

Teilen: