Wednesday, 22. April 2026
Sport

Messi kërkon Botërorin e gjashtë: Dua të jem në SHBA, Meksikë dhe Kanada 2026!

GS 28/10/2025 1 Min. Lesezeit

Nëse shëndeti do t’ia lejojë atëherë Leo Messi do të jetë në Botërorin 2026. Vetë sulmuesi i Argjentinës ka pranuar në një intervistë për “NBC” se pjesëmarrja në eventin që do të mbahet vitin që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe SHBA është objektivi i tij i madh.

“Të jesh pjesë e një Botërori është diçka e jashtëzakonshme dhe unë dua që të jem pjesë”, tha Messi, i cili në moshën 39-vjeçare mund të luajë Botërorin e gjashtë të karrierës.

Tërheqja nga futbolli i luajtur për Messi-n duket se është një diskutim, i cili nuk duhet që të bëhet tani pasi ai ka rinovuar me Inter Majemin deri në 2028-ën kur do të jetë 41 vjeç.

Teilen: