• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimet e Disiplinës, gjoba për Elbasanin dhe Vllazninë, pezullime të shumta për lojtarë e zyrtarë

28/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar vendimet e radhës, duke ndëshkuar disa klube për sjellje të pahijshme në javët e fundit të kampionatit. Në qendër të vëmendjes kanë qenë Elbasani dhe Vllaznia, që janë gjobitur për sjelljen e tifozëve të tyre në stadium. Klubi shkodran është dënuar me 50 mijë lekë për hedhje sendesh në fushë, ndërsa Elbasani ka marrë një dënim më të rëndë, 200 mijë lekë, për përdorimin e flakadaneve, mjeteve piroteknike dhe koreve fyese.

Përveç këtyre, Disiplina ka marrë masa edhe ndaj disa lojtarëve dhe zyrtarëve të kategorive të ndryshme, për sjellje të dhunshme e josportive, duke përfshirë pezullime të gjata nga veprimtaritë. Vendimet e fundit tregojnë synimin e FSHF-së për të forcuar disiplinën dhe respektin në mjedisin futbollistik shqiptar.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës

1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. AF Elbasani për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

4. Lojtari i KF Gramshi, Ernis Dhimitri, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Lojtari i KSSH Veleçiku, Elsaid Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Çeljen e hetimit disiplinor në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Eagle Football kundër KF Butrinti.

7. Lojtari i KF Maliqi, Enrik Agolli, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i Partizani B, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Next Post

Federata e Vollejbollit ndërhyn në debatin për vollejbollisten e Dinamos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.