• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gonxhja me ministrin e Emirateve të Bashkuara: Forcojmë diplomacinë sportive, pozicionojmë Shqipërinë si destinacion për ngjarje ndërkombëtare

29/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së tij në Dubai në kuadër të Future Hospitality Summit, është pritur në një takim nga Ministri i Sporteve të Emirateve të Bashkuara, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e diplomacisë sportive dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit në sportet elitare, eventet ndërkombëtare dhe infrastrukturën sportive.

“Në Dubai, gjatë takimit me Ministrin e Sporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, H.E. Ahmad Belhoul Al Falasi, diskutuam mbi mundësitë për të forcuar diplomacinë sportive dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën e sporteve elitare, eventeve ndërkombëtare dhe infrastrukturës sportive.

Emiratet janë një model frymëzues në mënyrën se si sporti shndërrohet në instrument zhvillimi, diplomacie dhe promovimi global, eksperiencë që mund të shërbejë si shembull për ambicien tonë për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion të ri për ngjarje sportive ndërkombëtare”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook, ndërsa thekson se qëllimi i përbashkët i dy vendeve është ndërtimi i partneriteteve konkrete, hapja e rrugës për investime të reja dhe zhvillimi i iniciativave që shndërrojnë sportin në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe përfshirjeje rinore.

/rtsh.al/

Next Post

Spalletti – Juventus, lajmi i fundit nga Italia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.