Wednesday, 22. April 2026
Sport

VIDEO/ Ronaldo del i revoltuar nga fusha pas humbjes ndaj ekipit të Mario Mitajt, reagimi bëhet viral

GS 29/10/2025 1 Min. Lesezeit

Al Nasr pritej të ishte i pandalshëm në këtë sezon, por ekipi ku luan Cristiano Ronaldo pësoi dje një tronditje të madhe. Kampionët në fuqi të Al Itihad i eliminuan nga Kupa duke shkuar në fazën çerekfinale. Ekipi i Mario Mitajt fitoi me rezultatin 1-2.

Humbja e një trofeu i dhemb Ronaldos, i cili nuk e fshehu zhgënjimin pas ndeshjes. Këtë e tregojnë edhe pamjet e shpërndara.

Mitaj bëri mjaft mirë, teksa asistoi edhe golin e parë të takimit. Al Nasr ndërkohë kishte 10 fitore radhazi dhe nuk ishte aspak i përgatitur për këtë moment. Tashmë fokusi kalon në kampionat ku kryeson.

https://streamin.link/v/a789ec76

Teilen: