• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari thyen mallkimin nën drejtimin e Francesco Moriero-s, triumf ndaj Vllaznisë në Vlorë

29/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas javësh zhgënjimesh dhe mungese rezultatesh, Flamurtari më në fund ka arritur të thyejë mallkimin e këtij sezoni, duke marrë fitoren e parë në Superiore, pikërisht në javën e fundit të fazës së parë, përballë Vllaznisë,  në stadiumin “Flamurtari”. Një ndeshje e luftuar deri në fund, që solli edhe suksesin e parë të trajnerit italian, Francesco Moriero, në pankinën vlonjate.

Që në minutat e para, vendasit kërkuan golin me ngulm. Në minutën e 7-të, Trashi u fut në zonë nga krahu i majtë dhe u rrëzua pas një kontakti me portierin, por arbitri Lataj nuk e pa të arsyeshme të akordonte penallti, pavarësisht protestave të ashpra nga pankina kuqezi.

Në pjesën e dytë, Flamurtari shtoi presionin dhe nisi të krijonte raste të pastra për gol. Në minutën e 52-të, Bolzan pati një mundësi të artë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Pohls. Vetëm dy minuta më vonë, Trashi dërgoi një kros të shkëlqyer në zonë për Diavaran, i cili gjuajti me kokë, por sërish Pohls u shfaq në lartësinë e duhur me një pritje fantastike.

Kulmi i ndeshjes erdhi në minutën e 73-të, kur pas një aksioni të rrjedhshëm, Bolzan e dërgoi topin në rrjetë, por arbitri anuloi golin dhe akordoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Gurishta. Tri minuta më vonë, në minutën e 76-të, Marku u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe shënoi golin e vetëm të takimit, që i dha fitoren e shumëpritur skuadrës vlonjate.

Një sukses me shumë vlera për Flamurtarin e Moriero-s, që më në fund merr frymë pas një fillimi sezoni të vështirë dhe rigjen besimin për vazhdimësin e kampionatit. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, ndërsa tifozët vlonjatë e festuan këtë fitore si një rilindje të vërtetë për ekipin e zemrës së tyre.

Next Post

Kosova mposht Anglinë në Derby

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.