• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Të gjithë e ëndërrojnë një punë te Ferrari, por kur vjen këtu kupton presionin dhe stimulin”

31/10/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Frederic Vasseur kaloi për herë të parë portat e Maranello, më 9 janar 2023, si drejtor i ekipit Ferrari, ai nuk kishte asnjë ide se çfarë do të thoshte të ishe në krye të ekipit më të dashur në botë.

“Kur fillova në Formula 1, nuk ëndërroja për Ferrari. Fuqinë e markës e ndjen vetëm kur hyn në Ferrari. Kur je jashtë, është pak më ndryshe. Kur je brenda kompanisë, është një ndjenjë super pozitive. Herën e parë që mbërrin në portë dhe gjen tifozët jashtë që nga mëngjesi, është diçka super e çuditshme”, tha Vasseur.

Sigurisht një botë e ndryshme nga ekipet Renault dhe Sauber që ai kishte drejtuar deri atëherë. “Në 10 vitet e mëparshme në Formula 1, pashë më pak tifozë para fabrikës sesa kishte në ditën e parë në Ferrari. Kudo që shkon në botë, në çdo qark të kampionatit botëror, të paktën gjysma e tifozëve janë tanët”, tha francezi.

Më tej, Vasseur shtoi: “Vitin e kaluar, kur fituam në Monza dhe mekanikët u kthyen në orën 1 të mëngjesit, ata gjetën tifozë që i prisnin. Kjo është e pazakontë në industrinë tonë. Ndoshta ndodh vetëm në futboll“.

Frederic Vasseur nuk i fshehu vështirësitë e një pozicioni kaq të shquar: “Kjo dashuri nga tifozët është një nxitje e madhe për ne, një energji e madhe. Ne e marrim atë si motivim shtesë, i cili gjithashtu gjeneron shumë presion”.

“Unë e vë veten nën presion gjatë gjithë kohës. Ferrari është shembulli më i mirë i faktit se mund të jesh shumë krenar për të kaluarën tënde, por në të njëjtën kohë të shikosh drejt së ardhmes. Është pjesë e magjisë së Ferrari”, tha Vasseur.

Next Post

Kombëtarja e vajzave/ Zyrtarizohen dy ndeshje miqësore kundër Turqisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.