Wednesday, 22. April 2026
Sport

‘Goli i shekullit’/ Argjentina nxjerr monedhë përkujtimore në nder të Maradonës para Botërorit 2026

GS 31/10/2025 2 Min. Lesezeit

Një homazh i veçantë për legjendën e pavdekshme argjentinase. Dje, më 30 tetor, do të ishte 65-vjetori i lindjes së Diego Armando Maradonës.

Legjenda e futbollit argjentinas ndërroi jetë pesë vjet më parë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Për të nderuar kujtimin e tij, Argjentina ka zbuluar një monedhë të veçantë përkujtimore, e cila feston si Kupën e Botës 2026, ashtu edhe golin legjendar të Maradonës kundër Anglisë në vitin 1986.

Banka Qendrore e Argjentinës ka nxjerrë një monedhë argjendi me edicion të kufizuar.

Në njërën anë shfaqet një top futbolli, ndërsa në anën tjetër është përshkrimi i vrapimit ikonik të Maradonës nga gjysma e fushës, duke kaluar pesë mbrojtës përpara se të shënonte atë që shumë e quajnë “goli i shekullit” në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986 në Meksikë.

Image

Pak minuta më parë në atë takim, Maradona kishte shënuar edhe golin tjetër të paharrueshëm, të famshmin që njihet si “Dora e Zotit”.

Ai do të vazhdonte të udhëhiqte Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës, duke “çimentuar” vendin e tij si një nga më të mëdhenjtë e futbollit në histori.

Teilen: