• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Camp Nou’ ende s’është hapur, por kërkon organizimin e finales së Champions-it

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka shprehur zyrtarisht dëshirën për të pritur finalen e Champions League në sezonin 2028/29 në stadiumin e rikonstruktuar ‘Camp Nou’. Klubi katalanas, me trajnerin Hansi Flick në krye, ka paraqitur kandidaturën përmes Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës pranë UEFA-s, duke synuar rikthimin e ndeshjes më të madhe të futbollit europian në “shtëpinë” e tij.

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, UEFA ka pranuar kandidaturat e të gjitha impianteve që dëshirojnë të presin finalet e Champions League, Europa League, Conference League dhe Champions League për femra për edicionet 2028 dhe 2029. Vendimi përfundimtar do të merret në shtator të vitit 2026.

‘Camp Nou’ aktualisht është në fazë punimesh, ndërsa Barcelona ka konfirmuar tashmë datën e rikthimit në këtë tempull futbolli, i cili do të ofrojë një përvojë moderne dhe kapacitet edhe më të madh për tifozët. Klubi shpreson se ky projekt ambicioz do të rrisë shanset për të siguruar një finale historike në tokën katalanase.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë: rivali i vetëm për finalen e vitit 2029 është legjendari “Wembley Stadium” në Londër, një impiant me traditë të jashtëzakonshme në eventet e mëdha, që ka pritur tetë finale të Champions-it, përfshirë atë të vitit 2024 ku Real Madridi triumfoi ndaj Borussia Dortmundit.

Finalja e Champions League nuk është zhvilluar në ‘Camp Nou’ që prej vitit 1999, kur Manchester United fitoi ndaj Bayern-it me një përmbysje dramatike në minutat shtesë, falë golave të Teddy Sheringham në minutën 90+1’ dhe Ole Gunnar Solskjaer në 90+3’. Barcelona synon që ky spektakël t’i rikthehet sërish qytetit pas më shumë se tri dekadash.

Next Post

Peshëngritje /  Enkilejda Carja, Kampione Europe e trefishtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.