• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peshëngritje/ Enkileda Carja shkëlqen dhe i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë historike për sportin shqiptar! Shtangistja e talentuar Enkileda Carja ka shkëlqyer në pedanën e Durrësit, duke u shpallur kampione e Europës në peshën 63kg, në kategorinë junior. Një paraqitje e jashtëzakonshme që ngjalli emocione të papërshkrueshme te të gjithë tifozët kuqezi.

Carja tregoi superioritet të plotë, duke realizuar me sukses të gjashtë provat e saj dhe duke dominuar si në stilin e shkëputjes, ashtu edhe në shtytje. Në shkëputje ajo ngriti 95kg, 96kg dhe 98kg, ndërsa në shtytje triumfoi me 113kg, 116kg dhe 118kg. Kjo performancë e pabesueshme i siguroi tri medalje të arta dhe vendosjen e rekordeve të reja europiane në të dyja kategoritë.

Me një total prej 216kg në dygarësh, Carja u ngjit e para në të gjitha kategoritë, duke shënuar një fitore që do të mbetet gjatë në historinë e peshëngritjes shqiptare. Momenti kur himni kuqezi u dëgjua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” ishte emocionues dhe i mbushur me krenari, ndërsa publiku festonte suksesin e madhe të saj.

Enkileda Carja jo vetëm që konfirmoi talentin dhe përkushtimin e saj, por edhe dhuroi një moment të paharrueshëm për gjithë sportdashësit shqiptarë. Një nga ditët më të bukura të historisë së sportit tonë, ku një kampione e vërtetë tregoi se ëndrrat bëhen realitet me punë, pasion dhe vendosmëri.

Image

Next Post

Bir i një legjende, rrëfimi i dhimbshëm i Achille Costacurta-s: Tentova vetëvrasjen...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.