• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori U17 në Katar, i mbushur me talentë shqiptarë, por nuk luajnë Kosova e Shqipëria

01/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej të hënës deri më 27 nëntor në Katar mbahet Kampionati Botëror për futbollistët deri në 17 vjet.

Paraqiten 48 përfaqësuese nga gjashtë konfederata të ndryshme. Aktualisht Kosova e Shqipëria janë larg ngjarjes globale në grupmosha të reja. Por futbollistët shqiptarë megjithatë nuk mungojnë në këtë Botëror.

Ashtu si pritet, më së shumti talente shqiptarë ka te Zvicra. Bëhet fjalë për katër gjithsej. Erblin Sadikaj, Miran Sinani, Nico Lazri dhe Leonit Ibraimov do të luajnë për Zvicrën në këtë Botëror.

Sadikaj është te Luzerni prej vitit 2019. Më herët është zhvilluar te skuadra Rotkreuz. Është mbrojtës.  Në mbrojtje luan edhe Miran Sinani, që është pjesë e Baselit prej vitit 2022. Edhe Nico Lazri është te Luzerni, ndërsa luan mesfushor ofanziv. Ky talent deri në vitin 2022 ishte te Kriensi. Për Zvicrën tashmë i ka dhjetë ndeshje e një gol.

Në mesfushën e Zvicrës paraqitet edhe Leonit Ibraimov, që po zhvillohet te St. Galleni. Ky 17-vjeçar tashmë ka debutuar në Superligën e Zvicrës. Luajti ndaj Grasshopperit më 22 maj.

Hasan Deshishku e prezanton Austrinë në Botëror, sipas listës së publikuar nga FIFA. 17-vjeçari Deshishku po zhvillohet tek Austria e Vjenës. Luan sulmues i krahut të djathtë. Për Austrinë U17, Deshishku i ka 11 gola e tri ndeshje.

Për Gjermaninë në Botërorin U17 do të paraqitet Christian Prenaj. 17-vjeçari, që luan mesfushor ofanziv, i ka gjashtë paraqitje për Gjermaninë U17. Ai po zhvillohet te Frankfurti, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.

Next Post

Atletikë/ “New York Mararthon 2025”, Eliud Kipchoge për herë të fundit në një major

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.