Tuesday, 21. April 2026
Sport

Basketboll, vikendi përshkohet me derbin e të pamposhturve, Bashkimi – Sigal Prishtina

GS 01/11/2025 1 Min. Lesezeit

Java e katërt në Superligën e basketbollit veçohet me derbin e dy ekipeve të pamposhtura deri më tani.

Derbi i kësaj jave është ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që në tri ndeshjet e para kanë shënuar tri fitore, ndeshje kjo e cila nis nga ora 17:00.

Takim po ashtu interesant është ai mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, më fillim nga ora 19:00.

Kampionia dhe ish-kampioni nuk e kanë nisur aq mirë edicionin e ri, me një fitore e dy humbje në edicionin e ri.

Teilen: