Tuesday, 21. April 2026
Sport

Policia e Kosovës nuk lejon përleshjen e tifozëve në Vushtrri, përdor gaz lotsjellës

GS 01/11/2025 1 Min. Lesezeit

Policia e Kosovës ka parandaluar një përleshje të mundshme ndërmjet tifozëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, pas ndeshjes, Vushtrria – Trepça.

Tifozët mitrovicas “Torcida” nuk janë lejuar të futen në Vushtrri duke u penguar nga policia, por tifozët vushtrrias “Forca”, janë afruar në hyrje të qytetit duke synuar përleshjen fizike.

Për të penguar një gjë të tillë, njësitet e Policisë së Kosovës kanë përdor edhe sprej me gaz lotsjellës për të larguar e shpërndarë turmat.

Ndeshja në stadiumin “Ferki Aliu” ka përfunduar me fitoren e Vushtrrisë, me rezultat 4:1.

Teilen: