• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hendboll, të dielën ndeshja e kthimit me Britaninë e Madhe

01/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën (nesër) nga ora 17:15 luhet ndeshja e dytë e Kosovës me Britaninë e Madhe. Ndeshja që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë i takon fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

Ndeshjen e parë, që u zhvillua të mërkurën në Derby të Anglisë, e fitoi Kombëtarja jonë me rezultat 32:26.

Të dielën synohet tjetër fitore për të avancuar në fazën e dytë kualifikuese. Shtabi teknik i përbërë nga selektori Jesper Ostlund dhe asistenti i tij, Jasmin Zhuta, është i kënaqur me punën e bërë nga lojtarët dhe përkushtimin e tyre në stërvitje. Atmosfera po ashtu është shumë e mirë.

Pas kthimit nga Anglia, Kombëtarja ka vazhduar përgatitjet në Prishtinë dhe është gati për tjetër sukses ndaj britanikëve.

Shpresohet edhe në përkrahje nga tribunat.

Kualifikimet evropiane për Botëror zhvillohen në tri faza të ndryshme. Kombëtarja jonë për herë të gjashtë paraqitet në kualifikime për Botëror.

Botërori 2027 mbahet në Gjermani prej 13 deri më 31 janar.

Next Post

Bayerni dëshiron të nënshkruajë me “Toni Kroosin e ri”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.