Jannik Sinner është kualifikuar në finalen e Mastersit 1000 të Parisit, pasi dominoi plotësisht gjermanin Alexander Zverev me rezultatin 6-0, 6-1, në vetëm një orë lojë. Tenisti italian, aktualisht numri 2 në botë, zhvilloi një ndeshje perfekte, duke i lënë kundërshtarit vetëm një ‘game’ dhe duke mos e vënë asnjëherë në dyshim rezultatin.
Zverev u paraqit i lodhur pas sfidës së vështirë kundër Medvedev-it në çerekfinale, ndërsa Sinner shfrytëzoi maksimalisht ritmin e tij të lartë dhe formën fantastike, duke e shtypur rivalin me agresivitet e precizion.
Në finale, Sinner do të përballet me kanadezin Felix Auger-Aliassime, në një duel ku përveç titullit prestigjioz, italianit i jepet mundësia të rikthehet në krye të renditjes botërore të ATP-së. Një fitore në Paris do të thotë numër 1 i botës për 24-vjeçarin, që po jeton një sezon historik.
Tenisi botëror është gati për një finale të zjarrtë dhe Sinner është vetëm një hap larg fronit.


