Tuesday, 21. April 2026
Sport

Napoli barazon me Comon, Rrahmani luan suksesshëm krejt ndeshjen

GS 01/11/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Napolit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim kundër Comos në xhiron e 10-të në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë barazoi pa gola ndaj skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati sulmuesi spanjoll Morata i cili dështoi të shënonte nga penaltia në minutën e 26-të.

Në këtë ndeshje u paraqit nga fillimi kapiteni i kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani i cili u rikthye mga lëndimi pas rreth 2 muajsh mungesë.

Amir Rrahmani zhvilloi 90 minuta në këtë barazim.

Me këtë barazim, Napoli ka 22 pikë në vendin e parë, një më shumë se Roma që nesër luan ndaj Milanit.

Në anën tjetër Como mbetet në vendin e pestë me 17 pikë.

Teilen: