Chelsea siguroi fitoren e pestë radhazi ndaj Tottenham Hotspur në përballjet direkte, duke triumfuar 1-0 dhe duke barazuar pikët me rivalët e tyre në tabelën e Premier League.
Derbi londinez nisi ngadalë, veçanërisht pas largimit të hershëm të Lucas Bergvall për shkak të një goditjeje në kokë. Loja u zhvillua kryesisht në mesfushë, me Chelsea që dominonte, por rasti i parë serioz për gol erdhi vetëm në minutën e 20-të me një tentativë të Alejandro Garnacho-s, të cilën portieri Guglielmo Vicario e priti pa problem.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 34-t, kur Moisés Caicedo kaloi mbrojtjen e Spurs dhe asistoi Pedro-n, që realizoi një gol të thjeshtë. Para pushimit, Pedro mund të shënonte edhe golin e dytë, por tentativat e tij u ndalën nga Vicario.
Në pjesën e dytë, Chelsea mbajti kontrollin, edhe pse përfundimet e aksioneve te ‘bluve’ shpesh ishin të pasakta. Tottenhami nuk arriti të kërcënonte seriozisht dhe rezultati 1-0 mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore, Chelsea vazhdon dominimin në përballjet direkte ndaj Spurs dhe ngjitet përkohësisht në zonën Champions të Premier League.


