Dy lojtarë të kombëtares shqiptare kanë shënuar gol me skuadrat respektive të shtunën. Hoxha i ka dhënë fitoren Dinamos së Zagrebit në Kroaci, ndërsa Mitaj ka qenë protagonist për Al Ittihad në ligën saudite.
Arbër Hoxha ka realizuar një gol shumë të bukur ditën e djeshme në kampionatin kroat. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar në minutën e 84-t në takimit duke vulosur fitoren 2-1 të Dinamos së Zagrebit përballë Rijekës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj, shënon gol për skuadrën e Al Ittihad në kampionati saudit në barazimin 4-4 në transfertë përballë Al Khaleej. Mitaj shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 94-t.


