Të marten, dy prej skuadrave me më shumë tituj në Champions, Liverpul dhe Real Madrid do të përballen mes vete në fazën e ligës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Anfield”, derisa Real Madridi ka njoftuar se nuk do të kryej stërvitjen e fundit në stadiumin e skuadrës angleze, shkruan IndeksOnline.
Klubi mbretëror stërvitjen e fundit para nisjes për Angli, do ta zhvillojë në qëndrën stervitore në ”Valdebebas”.
Trajneri i Real Madridit është pyetur se përse nuk do të stërviten në ”Anfild” derisa ka treguar arsyen pse e ka marrë këtë vendim.
“Nuk dua 200 kamera në seancën stërvitore. Pra, vendimi im është që ne do të stërvitemi në Valdebebas para ndeshjes me Liverpoolin.”, ka deklaruar shkurtimisht Alonso.


