Elbasani do të vizitojë Vlorën për javën e nëntë të kampionatit, me Flamurtarin e vendit të fundit. Pavarësisht pozicionit, trajneri Gvozdenoviç thotë se ka respekt për skuadrën vlonjate, edhe pse në fushë dëshiron ta mundë me lojë të bukur.
Elbasani e nis fazën e dytë me transfertën e Vlorës, ku do të ndeshet me Flamurtarin. Skuadra vlonjate mban vendin e fundit në renditje, megjithatë trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviç, e vlerëson si një skuadër të fortë e për t’u respektuar. Por, kjo nuk do t’a ndryshojë objektivin e skuadrës së tij.
“Një ndeshje shumë interesante, shumë e vështirë, shumë e fortë. Flamurtari është një skuadër e mirë, ne kemi shumë respekt. Por si gjithmonë, ne jemi Elbasani dhe do provojmë të luajmë një futboll të bukur dhe do bëjmë maksimumin në fushë”.
Vlonjatët fituan ndeshjen e fundit, kundër Vllaznisë, por edhe Elbasani vjen nga një fitore e madhe, 4-1 kundër Tiranës. A sheh Gvozdenoviç si ogur të mirë për transfertën e radhës?
“Sigurisht që jemi të lumtur për fitoren e fundit, por Tirana tani është një ndeshje e kaluar dhe nuk do flasim shumë. Jam i kënaqur me lojtarët, por tani mendojmë vetëm për Flamurtarin”.


