• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çanta ‘Luis Vuitton’ që Icardi i bëri të dashurës tërbon Wanda Narën: Harrove ditëlindjen e vajzës

02/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Seriali “Wanda Nara-Mauro Icardi” vazhdon të pushtojë mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Çifti argjentinas, i cili ka dy vajza që jetojnë në Argjentinë me Wanda Narën, tani kanë ndjekur rrugë të ndara, por vazhdojnë të “qëllojnë shigjeta” ndaj njëri-tjetrit.

Futbollisti argjentinas jeton në Stamboll pasi luan për Galatasarayn dhe është me dashurinë e re të jetës së tij, Chyna Suarez.

Wanda Nara duket se e urren të dashurën e re të Mauros, dhe e tregon këtë në çdo rast.

Icardi i bëri së fundmi Chynës një dhuratë të shtrenjtë, që solli reagimin e modeles dhe bukuroshes së spektakleve.

Futbollisti i dhuroi asaj një çantë rozë “Louis Vuitton” për koleksion, së bashku me një shënim të shkruar me dorë: “Përmbushja e dëshirës tënde për të pasur këtë çantë të vogël rozë më bën shumë të lumtur, sepse dhurata ime më e mirë është të të shoh të buzëqeshësh dhe të të kem pranë meje. Të dua”.

Chyna Suarez postoi dhuratën në rrjetet sociale dhe shkaktoi zemërimin e Wanda Narës, pasi lojtari duket se e kishte harruar ditëlindjen e vajzës së tyre!

“Je me dikë që, për fat të keq, nuk të ndihmon të bëhesh një person më i mirë apo një baba më i mirë”, shkroi Nara në rrjetet sociale dhe vazhdoi: “Nuk pate kohë as t’i dërgoje Isabellas diçka për ditëlindje, nuk ishe aty për të. Ia prishe ditën Isabellas duke i thënë në telefon se ishe me dikë në Itali”.

Ish-çifti ka dy vajza, Francesca dhe Isabella. Vihet re se Wanda Nara ka një koleksion të madh çantash dhe “Louis Vuitton” është marka e saj e preferuar.

Next Post

Goditet me shishe në kokë, Asensio ua mbyll gojën me një supergol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.