Vëllaznimi shënoi fitoren e parë në Superligën e Kosovës në basketboll për sezonin 2025/26, duke mposhtur Boran me rezultat 91:79 (18:17, 19:27, 25:20, 29:15).
Bora nisi më mirë, duke fituar çerekun e parë me një pikë diferencë (18:17) dhe duke e zgjeruar epërsinë në çerekun e dytë 27:19. Megjithatë, pas pushimit, Vëllaznimi përmbysi rezultatin. Ata dominuan çerekun e tretë me 25:20 dhe vulosën fitoren në çerekun e fundit me 29:15.
Ziggy Reid u dallua më së shumti te Vëllaznimi, me 28 pikë, katër topa të kthyer dhe dy asistime, ndërsa u ndihmua nga Marques Warrick me 20 pikë. Te Bora, Tyson Jackson shënoi 17 pikë dhe realizoi 10 topa të kthyer.
Me këtë fitore, Vëllaznimi shënon debutimin e suksesshëm në elitë, ndërsa Bora vazhdon të kërkojë fitoren e parë.
Në ndeshjen e radhës Vëllaznimi e luan si mysafir te Rahoveci, ndërsa Bora pret Trepçën./ATVLIVE.TV



