Milani ka arritur një fitore minimale 1-0, por jashtëzakonisht të rëndësishme në shtëpi ndaj Romës.
Kuqezinjtë i arkëtuan pikët e plota në “San Siro”, gjatë sfidës që rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar.
Strahinja Pavlovic bëri diferencën pas asistimit të Rafael Leaos, gol që vlen tre pikë për skuadrën vendase.
Milani në përgjithësi kishte rastet më të mira në ndeshje ku rrezikoi disa herë me Rafael Leao e Christopher Nkunku, por asnjëri prej tyre nuk ia dolën t’i finalizojnë.
Ndërkohë, rastin më të artë në ndeshje e kishte Paulo Dybala, por argjentinasi dështoi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, aq sa ka Roma dhe Interi, ndërsa Napoli mbetet kryesues me 22, duke u bërë mjaft e fortë gara për titull.


