Tuesday, 21. April 2026
Sport

Nga Serie B në Champions League/ PSG-Bayern i besohet Mariani-t, arbitrit të vendimeve “të vonuara” në Napoli-Inter   

GS 03/11/2025 1 Min. Lesezeit

UEFA ka bërë sot me dije se do të jetë Maurizio Mariani kryesori i duelit mes PSG-së dhe Bayern-it të Mynihut. Vendimi për t’i besuar një takim si ky një arbitri, i cili së fundmi nuk po kalon një moment pozitiv nuk është pritur mirë në mediet gjermane.

Siç dihet 43-vjeçari ishte kryesori i takimit mes Napoli-t dhe Inter-it ku akordoi një penallti të disktuar gjatë për shkak se vendimin e mori me disa çaste vonesë dhe vetëm pasi u sinjalizua nga anësori, Daniele Bindoni. Për shkak të atij episodi Mariani dhe asistenti i tij u “dënuan” duke mos arbitruar në javën pasardhëse ndërsa këtë fundjavë ata ishin sërish në fushë pasi ishin pjesë e skuadrës së arbitrave të takimit të vlefshëm për Serinë B mes Virtus Entella dhe FC Empoli.

Në këtë fillim sezoni Mariani është caktuar edhe në një tjetër ndeshje me rëndësi në Champions League pasi ishte kryesori i duelit të fituar nga Liverpool përballë Atlético Madrid.

Teilen: