Skënderbeu vuan, por në fund arrin që të marrë tre pikët përballë Korabit në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë.
Korçarët mposhtin 3-2 dibranët falë një goli të shënuar nga Çuçka në minutat shtesë të takimit. Skuadra e Gjokës koleksionon fitoren e 6-të në po aq ndeshje të luajtura në Korçë dhe ruan diferencën prej 5 pikësh në renditje me Laçin e vendit të dytë.
Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë me Nasr dhe Vangjelin, por miqtë nga Peshkopia reaguan duke barazuar shifrat. Çuçka në kohën shtesë vulosi fitoren e korçarëve, që kryesojnë renditjen e Kategorisë së Parë me 25 pikë pas 10 ndeshjeve të luajtura.
			

