• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miqësoret e Brazilit në Europë, Ancelotti lë sërish jashtë listës Neymar-in

04/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti ka publikuar listën e futbollistëve të Brazilit për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor kundër Senegalit dhe Tunizisë, që do të zhvillohen në Europë. Risi e madhe është thirrja e Vítor Roque-s, sulmues i Palmeirasit, ndërsa Endrick dhe Neymar mbeten sërish jashtë planeve të trajnerit italian.

‘Seleção’ do të përballet me Senegalin më 15 nëntor, në “Emirates Stadium” të Londrës, dhe me Tunizinë më 18 nëntor, në Lillë. Këto do të jenë testet e fundit të vitit 2025, me Ancelottin që synon të konsolidojë skuadrën në prag të sfidave të marsit ndaj Francës dhe Kroacisë në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht në ato ndeshje pritet të përcaktohet boshti kryesor i ekipit për Kupën e Botës 2026, lista përfundimtare e së cilës do të shpallet në maj.

Pas dritares së fundit të FIFA-s në tetor, të mbyllur me fitoren ndaj Koresë së Jugut dhe humbjen kundër Japonisë, Ancelotti rrit numrin e lojtarëve të aktivizuar në kampionatin brazilian, si shenjë e një rinovimi gradual. Objektivi është ndërtimi i një grupi stabël, me shumë pak ndryshime deri në Botëror, përveç rasteve të paparashikuara apo dëmtimeve. Në shkurt do të zhvillohet një turne vëzhgimi në ligat kryesore europiane për të përsosur aspektet taktike dhe për të forcuar projektin e verdhejeshilëve.

Të grumbulluarit:

Portierë: Bento (Al Nassr), Ederson (Fenerbahçe), Hugo Souza (Corinthians).

Mbrojtës: Alex Sandro (Flamengo), Caio Henrique (Monaco), Danilo (Flamengo), Militão (Real Madrid), Fabrício Bruno (Cruzeiro), Gabriel Magalhães (Arsenal), Luciano Juba (Bahia), Marquinhos (PSG), Paulo Henrique (Vasco), Wesley (Roma).

Mesfushorë: Andrey Santos (Chelsea), Bruno Guimarães (Newcastle), Casemiro (Manchester United), Fabinho (Al Ittihad), Paquetá (West Ham).

Sulmues: Estêvão (Chelsea), João Pedro (Chelsea), Luiz Henrique (Zenit), Matheus Cunha (Manchester United), Richarlison (Tottenham), Rodrygo (Real Madrid), Vinicius (Real Madrid), Vítor Roque (Palmeiras).

Next Post

Piastri nuk dorëzohet: Koha për të bërë kundërsulmin dhe rikthyer në krye të renditjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.