Tuesday, 21. April 2026
Sport

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

GS 04/11/2025 2 Min. Lesezeit

Si çdo javë, në ligat kryesore evropiane publikohen formacionet më të mira të javës, ku përzgjidhen lojtarët që kanë dhuruar performancat më të spikatura.

Këtë herë, në elitën e futbollit polak “Ekstraklasa” vëmendjen e mori një futbollist nga Kosova.

Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, sulmuesin e talentuar të skuadrës Legia Varshava, i cili është përfshirë në 11-shen ideale të javës falë një performance mbresëlënëse në ndeshjen kundër Widzew Łódź.

Krasniqi ishte protagonist absolut në fitoren e Legias, duke shënuar një gol të bukur dhe duke qenë rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare gjatë gjithë ndeshjes.

Falë kontributit të tij, skuadra nga kryeqyteti polak siguroi tre pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Faqja e njohur e statistikave Sofascore e ka vlerësuar paraqitjen e tij me notën 8.3, një prej më të lartave të javës në kampionat.

Paraqitjes së mirë të Krasniqit, po i gëzohet edhe trajneri I Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, I cili këtë muaj i zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën, në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

Teilen: