Tuesday, 21. April 2026
Sport

VIDEO/ Momenti kur futbollistët braktisin lojën dhe shpërthejnë në lot kur njoftohen se trajneri Zizovic nuk ia ka dalë

GS 04/11/2025 2 Min. Lesezeit

Futbolli serb u trondit nga vdekja e papritur e Mladen Zizovic-it gjatë ndeshjes mes Mlladost dhe Radniçkit. Zizovic sapo ishte bashkuar me klubin e ri, vetëm 10 ditë më parë, pas vendimit të klubit për të ndryshuar trajnerin.

Boshnjaku, i njohur për sukseset e tij në Europë me Borac Banja Lukën gjatë sezonit 2024-2025, kishte bërë një mrekulli të vërtetë, duke udhëhequr ekipin në kompeticionet europiane. Ai e kishte nisur aventurën duke eliminuar Egnatian në Ligën e Kampioneve falë penalltive, ndërsa Borac u ndal në play-off të Ligës së Europës nga Ferencvaros gjithashtu pas penalltive. Më pas, në Ligën e Konferencës, ekipi arriti deri mes 16 më të mirëve, ku u eliminua vetëm në kohët shtesë nga Rapidi i Vjenës.

Reagimi i futbollistëve

Zizovic nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim më parë dhe vetë kishte drejtuar nxehjen e ekipit të tij. Skuadra po kryesonte 2-0 në transfertë kur ndodhi kjo tragjedi që tronditi të gjithë botën e futbollit serb.

Nga pamjet shihet trondtitja e futbollistëve të të dyja skuadrave, që lënë lojën dhe vendosin duart në kokë dhe shpërthejnë në lot kur kuptojnë që trajneri ka ndërruar jetë.

 

 

Teilen: