Tuesday, 21. April 2026
Sport

Europa League në RTSH/ Juxhin Xhaja kryesori i ndeshjes FC Basel-FCSB

GS 04/11/2025 1 Min. Lesezeit

UEFA i ka besuar një skuadre arbitrash nga Shqipëria ndeshjen mes FC Basel dhe rumunëve të FCSB. Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i takimit, i cili do të luhet të enjten në orën 18:45.

Në këtë duel Xhaja do të ndihmohet nga vijërojtësit Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo.

Ndërsa arbitri i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Sa i përket dhomës së VAR, italiani Michael Fabbri do të ndihmohet nga asistenti Kreshnik Barjamaj.

Teilen: