Monday, 20. April 2026
Sport

VIDEO/ Bayerni e mbyll pjesën e parë në Paris me 2 gola avantazh dhe me një lojtar më pak

GS 04/11/2025 2 Min. Lesezeit

PSG po luan në “Parc ded Princes” me një nga kundërshtarët më të fortë të Champions League, Bayernin e Mynihut, shkruan Syri.net.

Kjo sfidë i përket xhiros së katërt të Ligës dhe të dy ekipet vijnë me pikë të plota dhe me një formë të shkëlqyer.

Nuk vonon shumë dhe në minutën e katërt zhbllokohet rezultati.

Luiz Diaz përfiton nga një aksion dhe brenda zone gjuan saktë, duke kaluar bavarezët në avantazh.

Në minutën e 32-të sërish Luiz Diaz i rrëmben një top Markinjos dhe i vetëm përballë portierit shënon golin e dytë për Bayernin.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Diaz ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Hakimit, duke i lënë gjermanët me dhjetë lojtarë për fraksionin e dytë.

Pjesa e parë mbyllet me këtë episod dhe me shifrat 0-2, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat.

Image

 

 

Teilen: