Monday, 20. April 2026
Sport

Rezultatet e ndeshjeve të Championsit/ Bayerni mposht brenda në Paris kampionët në fuqi

GS 04/11/2025 2 Min. Lesezeit

PSG luajti në “Parc ded Princes” me një nga kundërshtarët më të fortë të Champions League, Bayernin e Mynihut, ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës, shkruan Syri.net.

Bayerni fitoi me rezultatin 2-1, duke korrur suksesin e katërt dhe shkaktuar kampionëve në fuqi humbjen e parë.

Përsa i përket takimit, nuk vonon shumë dhe në minutën e katërt zhbllokohet rezultati.

Luiz Diaz përfiton nga një aksion dhe brenda zone gjuan saktë, duke kaluar bavarezët në avantazh.

 

 

Në minutën e 32-të sërish Luiz Diaz i rrëmben një top Markinjos dhe i vetëm përballë portierit shënon golin e dytë për Bayernin.

 

 

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Diaz ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Hakimit, duke i lënë gjermanët me dhjetë lojtarë për fraksionin e dytë.

Pjesa e parë mbyllet me këtë episod dhe me shifrat 0-2.

Në gjysmën e dytë, parisienët ushtruan presing duke përfituar dhe nga superioriteti numerik

Joao Neves shkurton diferencën e golave në minutën e 74-t, duke rifutur PSG-në në lojë.

Por vetëm kaq, pasi skuadra e Kompany rezistoi, duke mbrojtur të paprekur portën e Manuel Neuer.

Ndërkohë, në takimet e tjera, spikat fitorja e Liverpoolit me Realin, ndërsa Juventusi barazoi 1-1 në shtëpi me Sportingun e Lisbonës.

Image

 

 

Teilen: