• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicra e “tutë” Kosovën – e fton Andi Zeqirin për ndeshjen në “Fadil Vokrri”

05/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Zvicrës ka vendosur të thërras të gjithë “galaktikët” e saj kundër Kosovës.

RTS Widzew Łódź ka njoftuar se futbollisti i tyre, Andi Zeqiri është ftuar për ndeshjen kundër Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me datën 18 nëntor.

Kjo ndeshje është edhe e fundit për fazën e grupeve për kualifikime në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kosova gjendet në grupin B dhe pas 4 ndeshjeve ka 7 pikë, tri më pak se Zvicra që është në vendin e parë.

Para ndeshjes me Zvicrën, Kosova do të luaj kundër Sllovenisë me 15 nëntor.

Një fitore kundër Sllovenisë dhe një barazim apo humbje e Zvicrës kundër Suedisë, do t’i hapte gjasat që Kosova të synonte vendin e parë në ndeshjen në “Fadil Vokrri”.

Andi Zeqiri është njëri nga futbollistët jo shumë të pëlqyer në Kosovë, pasi kishte refuzuar “Dardanët” për t’u bërë pjesë e kombëtares së Zvicrës./lajmi.net/

Next Post

Analiza e Capellos: Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.