• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza e Capellos: Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse

05/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy barazime me histori të ngjashme në Champions League: Juventusi i Luciano Spalletti-t u ndal 1-1 ndaj Sporting-ut, ndërsa Napoli barazoi 0-0 me Eintracht Frankfurt-it. Fabio Capello, në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”, theksoi se të dy skuadrat ranë dukshëm në intensitet dhe rrezikshmëri pas pushimit.

“Sikurse Juventusi, edhe Napoli humbën ritmin në pjesën e dytë. Pse? Në Champions ritmi është krejt tjetër, arbitrat flasin më pak dhe nuk të japin kohë për të marrë frymë. Skuadrat italiane nuk janë të mësuara me këtë dhe për këtë arsye vuajnë”, u shpreh ai.

Tek Juventusi, Capello vlerësoi veçanërisht Dusan Vlahovic-in, i cili “me forcë dhe vendosmëri” shënoi golin e barazimit 1-1, duke kaluar mbi presionin dhe pritjet vendimtare të Rui Silvës.

Ndërsa për Napolin, Capello nënvizoi mungesën e cilësisë vendimtare në fazën finale. “Napolit i mungoi lojtari që bën diferencën. Këto janë ndeshjet ku prania ose jo e një ‘ylli; si Kevin De Bruyne e ndryshon gjithçka. Mbrëmë, Napoli nuk e kishte atë lloj lideri teknik”, përfundoi ai.

Një analizë realiste që rikujton se ritmi dhe intensiteti i Champions League-s kërkojnë më shumë thellësi, personalitet dhe cilësi në momentet kyçe të ndeshjeve të nivelit më të lartë.

Next Post

Shorti i fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 – Kosova për herë të parë në këtë fazë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.