Malisheva ka vendosur për trajnerin e ri. Në vend të Qatip Osmanit erdhi Elon Berisha që e udhëhoqi Prishtinën e Re drejt Superligës së Kosovës.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë. Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para. Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë”, ka njoftuar Malisheva.


