FC Malisheva ka njoftuar sot zyrtarisht se Elon Berisha është trajneri i ri i skuadrës.
Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Berishën, i cili do të udhëheqë Shtabin Teknik në vazhdim të sezonit.
“Me trajnerin Elon Berisha kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë,” thuhet në njoftimin e klubit.
Berisha udhëhoqi më parë Prishtinën e Re, me të cilën shkroi historinë duke e ngjitur skuadrën nga liga e dytë deri në Superligë, ku qëndroi në krye për pesë javët e para të këtij edicioni.
Në ditët në vijim, FC Malisheva do të prezantojë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik.
Klubi e ka përmbyllur njoftimin me fjalët: “Mirë se vjen në familjen tonë, Elon!”


