Skënderbeu U-19 i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në UEFA Youth Legaue, duke u eliminuar në turin e dytë nga klubi i Aston Vilës.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Korçë, skuadra bardhëkuqe shpresonte që të bënte një mrekulli edhe në ndeshjen e kthimit në transfertë. Por situata atje ka qenë tërësisht e ndryshme pasi Aston Vila ka dominuar nga minuta e parë në të fundit me lehtësi.
Katër gola që në pjesën e parë bënë të qartë rrjedhën që kishte marrë ndeshja dhe kualifikimi, ndërsa anglezët shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke mbyllur sfidën me shifrat 6-0 për të kaluar në turin tjetër të turneut ku i pret AZ Alkmar.
Aston Vila-Skënderbeu 6-0
Uilson 4′, 34′, 73′, Keroll 18′, MekGrath 37′, 80′


