Monday, 13. April 2026
Sport

Club Brugge po e befason Barcelonën – tre gola në pjesën e parë

GS 05/11/2025 1 Min. Lesezeit

Club Brugge është duke fituar ndaj Barcelonës 2:1, ndonëse janë zhvilluar vetëm 18 minuta lojë.

Nicolo Tresoldi në minutën e gjashtë shënoi për vendësit, kurse Ferran Torres i barazoi shifrat dy minuta më pas. 

Por pas një kundërsulmi të shpejtë, Carlos Forbs shënoi për mrekulli, për ta kaluar në epërsi Club Bruggen. 

Ndeshja i takon xhiros së katërt të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve.

Teilen: